Make-Up

Nëse ke fytyrë rrumbullake, provo këtë teknikë konturimi

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2023

Nëse ke fytyrë rrumbullake, provo këtë teknikë
TikTok

Gocat me fytyrë rrumbullake, mblidhuni këtu, sepse TikTok-u ka një teknikë konturimi për ju! Konturimi verikal është teknika më e re dhe hashtag-u ka mbi 1,7 miliardë shikime.

Nëse ke fytyrë rrumbullake, provo këtë teknikë
TikTok

Sipas makeup arist të V.I.P-ave, Taylour Chanel, kjo teknikë nis nga pjesa e faqeve, në drejtim vertikal dhe është super i mirë kur përdoret për evente, apo sete fotografike. “Duket shumë mirë në kamera”, tha ajo.

@beautiception Vertical contour is a hit for me! It literally made my cheeks look more defined and slimmer ? #verticalcontour #makeuptrend #contourhack #beautyhacks #tutorial ? after hours speed up - sounds

Ajo që duhet të bësh, është të vizatosh me kontur disa vija në secilën faqe, duke nisur nga mjekra deri në pjesën e mollëzës. Përzieje mirë me furçë ose sfungjer dhe je gati. Sugjerohet që të përzgjedhësh tone të ftohta të ngjyrës kafe dhe kjo tonet e ngrohta që përdoren shpesh për bronzet, pasi kjo pjesë e fytyrës e ekspozon më shumë makeup-in dhe konturin.

Artikuj të sugjeruar: