Mendja

Ti ndoshta vuan nga kjo sindromë dhe s’e ke fare idenë

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2023

Ti ndoshta vuan nga kjo sindromë dhe s’e ke fare idenë
Credit: Malte Mueller / Getty.

Në një botë utopike, të gjitha ditëlindjet janë perfekte dhe udhëtimet shkojnë fiks siç i ke imagjinuar. Në botën reale, të papritura ndodhin dhe ndikojnë në ditëlindjet, pushimet dhe humorin tënd. Kur ndodhin të tilla ngjarje, ty të duket sikur e gjithë përvoja jote është shkatërruar dhe të prishet komplet terezia.

Sipas autores Sarah Wilson, kjo quhet “sindroma e momentit të përsosur”. Këtë e mbështet edhe Sarafina Arthur-Williams, eksperte e shëndetit mendor, e cila thotë se kur kanë një ditë speciale, njerëzit i rrisin shumë pritshmëritë.

Ajo merr shembullin e një udhëtimi romantik me personin e zemrës dhe shprehet: “Ti parashikon një mot të përsosur, momente të bukura, intime, pa grindje. Por më pas, bie shi, ti mbyllesh në dhomë dhe për më tepër, hoteli nuk është ashtu si e prisje. Në vend që të qeshësh ose të gjesh një aspekt pozitiv, pritshmëritë e tua të larta, të çojnë në një ndjenjë të thellë zhgënjimi”.

Gjithashtu, Kamran Eshtehardi, psikolog, thotë se: “Arsyeja pse ‘sindroma e momentit të përsosur’ të çon vazhdimisht në ndjenja negative, lëndime, apo shqetësime, është sepse ndoshta ti nuk e parashikon një ndodhi të papritur, por gjërat nuk mund të shkojnë në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës”.

Njerëzit në TikTok e kanë aprovuar këtë sindromë dhe kanë pohuar se e kanë. Një person komentoi: “Jam shumë e lumtur që po flasim për këtë. Unë gjithnjë kam të tilla shpresa dhe përfundoj e zhgënjyer”.

Dikush thetër u shpreh: “Nuk e kam dëgjuar kurrë më parë dhe tingëllon shumë e njohur për mua!”.

Ja pra, nëse e ke, nuk je i/e vetmja. Në fakt është një përvojë kaq e zakonshme.