Historia Ime

Mësuesja pezullohet nga puna pasi kolegët dhe nxënësit i zbuluan llogarinë në OnlyFans

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2023

Mësuesja pezullohet nga puna pasi kolegët dhe nxënësit i

Një mësuese në Amerikë është bërë protagoniste në media, jo për ndonjë fushatë edukimi, por për një zbulim që ka habitur kolegët, nxënësit dhe komunitetin e prindërve të shkollës.

Brianna Coppage, 28-vjeçarja me profesion mësuese anglishteje në St. Clair High School në Franklin County të SHBA-së është pezulluar nga detyra deri në një afat të pacaktuar, pasi kolegët e saj i zbuluan rastësisht një llogari në rrjetin OnlyFans.

Pas pezullimit, mësuesja është shprehur se prej kohësh kishte frikë se mos ia zbulonin profilin e saj, por nuk ka hezituar të japë edhe motivet që e shtynë drejt hapjes së kësaj llogarie. Ajo thotë se u bë pjesë e OnlyFans për të fituar të ardhura, pasi paga si mësuese ishte shumë modeste.

Mësuesja pezullohet nga puna pasi kolegët dhe nxënësit i

Brianna postonte përmbajtje të ndryshme me natyrë seksuale. Ajo u premtonte abonentëve me pagesë një paraqitje të shkurtër të gjithçkaje, nga "squirting" (gjatë stimulimit seksual, disa gra raportojnë shkarkimin e një sasie të dukshme lëngu nga uretra) dhe "seksi anal" deri te "cream pie" (term zhargon për ejakulimin brenda një partneri seksual pa mbrojtje) dhe "solo play” (masturbim).

Mësuesja pezullohet nga puna pasi kolegët dhe nxënësit i

“Nga OnlyFans merrja deri në 10 mijë dollarë në muaj, krahasuar me 42 mijë dollarë në vit që fitoja si mësuese,” thotë Brianna. “E dija se kjo ditë do të vinte, edhe pse llogaria ime mund të aksesohej vetëm duke u abonuar me kartë krediti. Tani s’do jem kurrë në gjendje të jap mësim. Jam e trishtuar, më mungojnë studentët e mi! Megjithatë nuk pendohem për atë që kam bërë,” përfundoi ajo.

Burimi: Independent