Ndonëse as Taylor Swift dhe as Travis Kelce nuk e kanë thënë publikisht nëse të dy janë më shumë se miq, ja disa teori të mundshme pse ajo mund të jetë duke e shijuar shoqërinë e futbollistit.
Teoria 1: Taylor mund t’i ketë pëlqyer këmbëngulja e Travis Kelce-s për ta njohur
Në korrik, futbollisti tha në podkastin e tij "New Heights with Jason and Travis Kelce", të cilin e moderon bashkë me vëllain dhe lojtarin tjetër të NFL-së, Jason Kelce, se ai kishte tentuar të fliste me Taylor-in.
“U zhgënjeva që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse duhet të ruajë zërin e për 44 këngët që këndon," i tha ai vëllait. "Kështu që u lëndova pak, nuk arrita t'i jepja asaj një nga byzylykët që bëra për të."
Teoria 2: Të famshmit me të famshmit
Një superyll që lidhet me një mësues simpatik ose një arkitekt të turpshëm mund të jetë një përrallë për filma, por në jetën reale, të famshmit zakonisht dalin me të tjerë yje të njohur.
Teoria 3: Marketing
Disa besojnë se këngët e Taylor Swift janë pjesërisht poetike, pjesërisht fantazi dhe pjesërisht realitet. E kush nuk e do dashurinë? Historitë e dashurisë janë gjithmonë një mënyrë për t’u lidhur me fansat dhe njerëzit e thjeshtë.
Teoria 4: Sepse ajo është një grua e rritur që është e lirë të dalë me kë të dojë.