TV Mania

Dafina Zeqiri i përgjigjet ashpër Sara Hoxhës: ‘Kujdesu për burrin’

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2023

Dafina Zeqiri i përgjigjet ashpër Sara Hoxhës: ‘Kujdesu

Pasi Sara Hoxha rrëfeu në “S’e luan Topi” për prishjen e raportit miqësor me Dafina Zeqirin, kjo e fundit iu përgjigj ashpër.

Përmes një postimi në Threads (tashmë të fshirë, por të ruajtur nga Iconstyle.al), Dafina u shpreh:

“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd. Mjaft e përmende emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu.”

Dafina Zeqiri i përgjigjet ashpër Sara Hoxhës: ‘Kujdesu

“Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtet që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë,” tha ndër të tjera Sara Hoxha në “S’e luan Topi”.

Bëhet fjalë për postimin ku Dafina pyeti ndjekësit: “Cila është pjesa e preferuar e këngës ‘Si mua’?”. Ledri shkroi në koment:” Ti kom dhon krejt.” 

Kujtojmë se në këngën “E keni dit”, Ledri këndon “Ti kom dhon krejt / Ti kom dhon krejt / Ama loqk m'le vetëm”. Ndërsa Dafina, në bashkëpunimin me Elgit Dodën, thotë: “Se ti kam dhon krejt / Mi ke dhon krejt / Ama sot prap vetëm."

Më pas, ata fshinë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe Dafina pretendoi se të dy, Ledri dhe Sara, e kanë përdorur emrin e saj për vëmendje. Për më shumë detaje, lexoni artikujt e mëposhtëm: