Kylie Jenner mori reagime të ashpra dhe u detyrua të fshijë shpejt një postim ku shprehte mbështetjen e saj për Izraelin, pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit.
Ajo publikoi një foto nga llogaria pro-izraelite @StandWithUs në Instagram, ku shkruhej: "Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit!"
Megjithatë, Jenner e fshiu postimin vetëm një orë më vonë pasi komentet në postimet e saj në Instagram u mbushën me hashtagun #Palestine dhe flamurin e Palestinës.
“Çfarë dreqin po bën Kylie Jenner?” shkroi dikush. “Duhet t’i bëjmë unfollow menjëherë.”
“KylieJenner nuk e ka idenë se çfarë po ndodh midis Izraelit dhe Palestinës," u shkrua në një tjetër koment. "Tani për tani, të famshmit duhet të dënojnë krimet e luftës që po ndodhin nga të dyja palët."
Një person i tretë argumentoi: “Është edhe më keq që Kylie Jenner fshiu postimin për Izraelin. Tregon mungesë njohurish dhe kujdesi, ajo thjesht e postoi për vëmendje.”
Ndërkohë, të tjerë aluduan se postimi i Jenner do të shkaktonte një prishje të raportit me Bella Hadid - një mbështetëse e Palestinës. "Kylie Jenner mbështet Izraelin kur shoqja e saj Bella Hadid është palestineze?” tha dikush.
“A e dëgjojnë njëri-tjetrin këta të famshëm kur flasin?” pyeti një person tjetër.
Postimi i Kylie-t erdhi vetëm disa orë pasi militantët e grupit Hamas filluan një sulm të papritur ndaj Izraelit të shtunën, duke lëshuar mijëra raketa dhe duke hyrë në qytetet izraelite pranë Rripit të Gazës. Izraeli u përgjigj gjithashtu me sulme. Si rezultat, qindra civilë, izraelitë e palestinezë, u vranë.