Bota

Jepet çmimi Nobel për Shkencat Ekonomike

Shkruar nga Anabel

9 Tetor 2023

Jepet çmimi Nobel për Shkencat Ekonomike 
Çmimi i fundit i sezonit Nobel për këtë vit, ai i Shkencave Ekonomike, i është dhënë Claudia Goldin, profesore në universitetin “Harvard”.

Ajo është specialiste në historinë e punës dhe ekonomisë, si dhe gruaja e tretë që merr këtë çmim në të gjithë historinë e çmimeve Nobel, në shkencat ekonomike.
 
Çmimi i Shkencave Ekonomike u krijua më 1968-ën nga Banka Qendrore e Suedisë dhe njihet edhe si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike, në kujtim të Alfred Nobel.

Jepet çmimi Nobel për Shkencat Ekonomike

Claudia Goldin ka lindur më 14 maj 1946, ka një sfond të pasur ekonomik. Ajo është një bashkëdrejtoreshë e Grupit të Studimeve Gjinore në Ekonominë e NBER-it dhe mbante pozicionin e drejtueses së programit "NBE" për Zhvillimin e Ekonomisë Amerikane nga viti 1989 deri në 2017.

Hulumtimi i Goldin mbulon një gamë të gjerë temash, duke përfshirë fuqinë punëtore të grave, gjininë, hendeku në të ardhura, pabarazia e të ardhurave, ndryshimet teknologjike, arsimi dhe emigracioni.

Shumica e kërkimeve të saj interpretojnë të tashmen përmes lenteve të së kaluarës dhe eksplorojnë origjinën e çështjeve aktuale shqetësuese. Libri i saj i përfunduar së fundmi Karriera dhe Familja: Udhëtimi i gjatë shekullor i grave drejt barazisë (Princeton University Press) u botua më 5 tetor 2021.

Artikuj të sugjeruar: