Make-Up

Çfarë është ‘make up martini’, tendenca e grimit që po pushton festat

Shkruar nga Anabel

9 Tetor 2023

Çfarë është ‘make up martini’, tendenca e

Sezoni i festave duket se është pas derës, ndaj gocat janë gati për të mësuar rreth prurjeve të reja në botën e grimit. Pas frutave dhe gjithë gamës së tonaliteteve për këtë trend, tani është radha e pijeve me sa duket! Grimi martini është një nuancë plot shkëlqim, me fokus tek sytë që duket kaq magjepsës.

Çfarë është ‘make up martini’, tendenca e

Çfarë është grimi martini?

Fillimisht, duhet të josheni nga një martini klasik! Por, në dallim nga pija, make up-i merr një nuancë disi më dramatike për të theksuar sytë. Grimi martini po qarkullon shumë në TikTok si një tendencë e re bukurie, ku dominojnë hijet e syve dhe peneli si edhe tonet e jeshiles së fortë dhe metalike.

Mendoni pak ar, smerald dhe ngjyrën jeshile që imiton detajin e ullirit në gotën e martinit. Rezultati? Një super make up tundues dhe perfekt për një natë jashtë.

Si ta bëni grimin martini?

Një bazë me shkëlqim është çelësi për të plotësuar pamjen dhe portretin tuaj. Filloni me një bazë me shkëlqim që i jep syve një prekje të ndritshme.

@rowisingh

I dedicate this look to anyone who appreciates a dirty filthy little martini ??

? Le Monde - Richard Carter

Më pas përqendrohuni te rimeli. Nuancat metalike dhe floriri mund të përzihen për të krijuar efektin e tymit, ndërsa një shkëlqim argjendi në qoshet e brendshme të syve shton vezullimin në sytë tuaj. Linjat e syve dhe tonet prej ari ose argjendi mund të përdoren për të shtuar një prekje magjepsëse te sytë dhe mollëzat.

Ngjyra e gjelbër nuk është ngjyra e preferuar e vajzave, por një prekje në tonet e ullirit shkon shumë për sytë. Ju mund të përdorni edhe penel të gjelbër ose rimel në të njëjtën ngjyrë për të krijuar një pamje të guximshme. Smeraldi dhe nuancat jeshile janë perfekte për t'i dhënë thellësi syve.

Jeni gati për një martini?