Një postim i Melinda Ademit në Threads është konsideruar si një thumbim kundrejt Dafina Zeqirit.
Katër ditë më parë, Dafina shkroi në Threads: “Ndihem ekstremisht krenare dhe e lumtur kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave sesa të meshkujve që më vijnë në koncerte! Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera është super fuqi.”
Pas kësaj, Melinda shkroi në profilin e saj në Threads: “Ti veç feministe s’je” shoqëruar me emoji-n e një kllouni.
Nëpër rrjete sociale, njerëzit menjëherë e lidhën postimin e Melindës me Dafinën. Melinda mund t’i referohet debatit të fundit të Dafinës me Sara Hoxhën dhe/ose ngjarjeve të tjera, si për shembull konfliktet e Dafinës me Beatrix Ramosajn, Tayna-n, Era Istrefin, Juliana Nurën etj.