Mendja

Mesazhi që fshihet pas xhaketës dhe vathëve të Kate Middleton

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2023

Mesazhi që fshihet pas xhaketës dhe vathëve të Kate

Kate Middleton nuk e humb kurrë mundësinë që të vishet duke iu përshtatur kauzave të ndryshme – dhe dalja e saj e fundit nuk bëri përjashtim.

Të martën, Princesha e Uellsit u shfaq bashkë me bashkëshortin, Princin William, në një forum për të rinjtë në Birmingham. E marta (10 tetor) ishte edhe Dita Botërore e Shëndetit Mendor dhe për këtë rast, Kate zgjodhi një xhaketë në ngjyrë të verdhë mustardë, shoqëruar me një bluzë të zezë të thjeshtë dhe pantallona të gjera.

Mesazhi që fshihet pas xhaketës dhe vathëve të Kate

Ngjyra e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është në fakt jeshilja, megjithëse zgjedhja e ngjyrës së verdhë nuk është rastësore, pasi kjo ngjyrë lidhet me proceset mendore dhe inkurajon komunikimin dhe optimizmin.

Mesazhi që fshihet pas xhaketës dhe vathëve të Kate

Përpos xhaketës, detaji tjetër që ra në sy ishin vathët minimalistë të Kate. Vathët në formë ylli iu dhuruan asaj nga trajnerja e Maidenhead, një klub regbi, Sarah Renton, në kujtim të vajzës së saj, Issy. Vathët u bënë në kujtim të Issy-t e cila fatkeqësisht kreu vetëvrasje në fillim të këtij viti.

Mesazhi që fshihet pas xhaketës dhe vathëve të Kate

Mesazhi që fshihet pas xhaketës dhe vathëve të Kate

Përveç ndërgjegjësimit për shëndetin mendor përmes zgjedhjes së veshjeve të saj, Middleton gjithashtu mori kohë për të folur për rëndësinë e mbrojtjes së vazhdueshme të shëndetit mendor.

“Sot, më shumë njerëz ndjehen të gatshëm për të folur për shëndetin e tyre mendor se kurrë më parë. Ky është një hap i madh përpara,” tha Kate. Si gjeneratë, ju vlerësoni dhe flisni për shëndetin tuaj mendor më shumë se çdo tjetër para jush – diçka që ne vërtet e admirojmë dhe e duartrokasim.”