
Aktori Ryan Reynolds mori pjesë në eventin e njëmbëdhjetë të “Bring Ghange to Mind”, një organizatë jofitimprurëse, e bashkëthemeluar nga aktorja Glenn Close. Organizata fokusohet te sfidat e shëndetit mendor dhe rrëfeu se herë pas here, i del vetja jashtë kontrollit.
Reynolds, 46 vjeç, ndau përvojën e tij me shëndetin mendor dhe pranoi se ndonjëherë i del vetja jashtë kontrollit. “Nuk është gjithmonë shumë mirë, të je mi sinqertë. Unë, sigurisht, kam ritualet e mia të vogla dhe këto më ndihmojnë që të je mi qëndrueshëm dhe të mos më dalë vetja nga kontrolli. Ndonjëherë, ia dal me sukses, ndonjëherë jo”.
Ai shtoi se kur ka episode të tilla, mundohet të meditojë dhe të marrë kohën e duhur për të mbledhur veten.
Aktori u shpreh se gjatë gjithë jetës ka vuajtur nga ankthi. “Kam pasur ankth gjithë jetën. Kam 2 pjesë të personalitetit tim”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk është fare ai personi që shfaqet në publik.
Ai tregoi se në shumë momente, para një shfaqjeje, mendon se do të vdesë, do të vjellë në skenë, apo se do t’i ndodhë diçka e tmerrshme. “Por sapo hapet perdja – dhe kjo ndodh shpesh në punë time – ky djaloshi i vogël merr kontrollin (referuar ‘personalitetit tjetër’) dhe mendoj: “Do i dalësh. Je ok”. Ndihem sikur më qetësohen rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja. Dal atje dhe jam tjetër person”.
Ryan mori çmimin e Robin Williams Legacy of Laughter në event.
Artikuj të sugjeruar: