Celebrity

Jada thotë se ajo dhe Will Smith janë ndarë që prej 2016-ës: "Të divorcuar, por jo me dokumente"

Shkruar nga Anabel

11 Tetor 2023

Jada thotë se ajo dhe Will Smith janë ndarë që prej
GETTY IMAGES

Jada Pinkett Smith, në një intervistë ekskluzive me People ka rrëfyer disa detaje të patreguara nga jeta e saj, duke u ndalur edhe te martesa me aktorin Will Smith.

Jada thotë se ajo dhe Will Smith janë ndarë që prej
Jada Pinkett Smith. OBIDIGBO NZERIBE

Jada u shpreh se ishte ndarë nga Will për 6 vite, para se të ndodhte shuplaka e famshme në ceremoninë e Oscars në vitin 2022, e cila u bë një prej momenteve më virale në internet. Ajo bëri me dije se ndarja erdhi në vitin 2016 dhe se çifti thjesht "u lodh duke tentuar".

"Mendoj se të dy ngecëm në fantazinë tonë se si duhet të jetë personi tjetër", shpjegoi ajo.

“Ne ishim duke bërë ca detyra shumë të vështira bashkë”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se ishin ndarë për 6 vite. Por, aktorja shtoi se ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe se do ta gjejnë atë që funksionon për ta. Ajo sqaroi se janë të divrocuar, thjesht jo me dokumente, megjithatë bëjnë jetë të ndara.

Jada thotë se ajo dhe Will Smith janë ndarë që prej
GETTY IMAGES

Jada foli edhe për shuplakën e famshme në ceremoninë e Oscars. “Mendova se ishte një skeç. Si shumë njerëz që e panë incidentin në TV”, tha ajo dhe vijoi: “Thashë: “Nuk ka mundësi ta bëjë Will këtë”. Nuk kishte gjasa, derisa Will u rikthye në karrige dhe e kuptova që s’ishte një skeç”. Ajo zbuloi edhe fjalët e para që i tha aktorit dhe ato ishin: “A je mirë?”.
 
Në mars të vitit të kaluar, një ngjarje tronditi Hollywood-in: Will Smith u ngrit papritur nga vendi i tij dhe goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, pasi komediani bëri një shaka me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith. Chris Rock tha se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2” duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore (në rolin e personazhit Jordan O'Neil) rruan kokën.

Will u ngrit, shkoi drejt Chris, e goditi me shuplakë dhe më pas bërtiti me tone të ashpra që Rock të mos e përmendte emrin e gruas së tij. Referuar komenteve online, përplasja e tyre nuk dukej e stisur, megjithëse duhet thënë se Will fillimisht u duk sikur qeshi me shakanë, para se të ngrihej për ta goditur.
 
Artikuj të sugjeruar: