Showbiz dhe TV

Loredana flet për takimin me Karim (Spoiler: i duhej dikush që t’i blinte qebap)

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2023

Loredana flet për takimin me Karim (Spoiler: i duhej dikush që

Loredana dhe futbollisti Karim Adeyemi e mbajtën të fshehtë lidhjen për gjashtë muaj, por kur fotot e para u bënë publike, çifti nuk u përmbajt më. Së fundmi, Loredana tregoi për herë të parë për takimin me Karim.

Në një intervistë për Deutschrap Ideal, reperja u shpreh se ishte Karim ai që hodhi hapin e parë përmes Instagramit. Loredana e injoroi fillimisht, por më pas pranoi të takohej sepse i duhej dikush që t’i blinte një qebap.

“Më dërgoi një mesazh në Instagram dhe nuk iu përgjigja. Mendova se isha më e mirë se ai dhe ai ishte shumë i ri dhe çfarë po i thoshte mendja? Jam shumë e sinqertë tani. Kur isha në hotel në Düsseldorf, telefonova hotelin se isha e uritur. Ata më thanë: ‘Nuk kemi gjë [për të ngrënë]. Ai më shkroi, më tha: ‘Çfarë po bën?’” – tha ajo.

Loredana flet për takimin me Karim (Spoiler: i duhej dikush që

Ç’ndodhi më pas?

“I thashë: ‘Takohemi tani?’ Ai tha: ‘Po!’ shkova në Dortmund për 20 minuta. Ai hipi në makinë dhe tha: ‘Çfarë do të bëjmë tani?’ Unë: ‘Mos u shqetëso se nuk është një takim. Unë jam e uritur’. Dhe pastaj ishim para qebaptores. I thashë: ‘A mund t’i marrësh dy qebapë tani? Ha ha ha. ‘Karim, njerëzit më njohin! Çfarë do të mendojnë njerëzit, unë jam këtu me një futbollist 21-vjeçar dhe do marr qebap. Kurrë, shko tani merr qebap!”

Dhe ai shkoi...Pasi u ngop, Loredana nisi ta shihte ndryshe. “S'e mendova shumë, e gjitha nisi për qebapin,” tha ajo. “Pasi u ngopa, kuptova që djali përballë meje ishte një djalë i mirë. Ishte gallatë."

Me fjalë të tjera, kur t’i shkruani dikujt, uroni që të jetë i/e uritur. Ndoshta keni fat.