Dafina rindezi dramën me Sarën, Melinda iu referua këngëtares si një vajzë që veç feministe s'është dhe në gjithë këtë vallen e showbiz-it, e mori radhën edhe Mozzik. Megjithatë, reperi ndan një tjetër mendim. Përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar foton e Dafinës, ai shkruan:
“Edhe e mendova ta shkruaj apo jo. Po e shkruaj! Më ka rënë rasti të punoj me shumë emra në estradën tonë dhe ndërkombëtarë, por nuk kam siklet të them që ti je më e mira”.
Më tej, vijon:
“Është njeriu më i mirë që kam takuar këtë vit. E të mos flas që është edhe njeriu më i mirë që kam bashkëpunuar ndonjëherë. Komplet energji e pastër, talent, pa urrejtje, s’e dëgjova kurrë të fliste keq për dikë. (Ka) zemër të mirë, punë të pastër, qëllimin e qartë. Vajzë me këmbë në tokë, e dashur, e respektueshme”.
“Një dashuri, Duffy! Ti je shembulli më i mirë se ç’mund të bëjë një vajzë”, u shpreh reperi, duke i vendosur edhe një kurorë mbi kokë.
Dafina iu rikthye dramës me Sarën dhe Ledrin, pas intervistës së Sarës, e cila deklaroi: “Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtet që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë,” tha ndër të tjera Sara Hoxha dhe Dafina iu kthye shumë keq në Threads, duke thënë në një postim të fshirë:
“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd. Mjaft e përmende emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu”, u shpreh këngëtarja.
Më pas bëri një tjetër reagim:
“Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”
Sa i përket Melindës, ajo ironizoi Dafinën në Threads. Duffy, disa ditë më parë, Dafina shkroi në Threads: “Ndihem ekstremisht krenare dhe e lumtur kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave sesa të meshkujve që më vijnë në koncerte! Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera është super fuqi.”
Pas kësaj, Melinda shkroi në profilin e saj në Threads: “Ti veç feministe s’je” shoqëruar me emoji-n e një kllouni, më pas, pasi njerëzit komentuan dhe iu kthyen kundër, ajo u shpreh: “Keni gjëra më të rëndësishme sesa të mbështesni një gjarpër”.
Artikuj të sugjeruar: