Shopping now!

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të mendoheni për fustanin! Jua kemi gjetur ne!

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2023

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Sado që shkëputja nga vera dhe rrobat e banjës është e dhimbshme, nëse mendoheni, pak gjatë vjeshtës/dimrit kemi shumë më tepër data për të festuar. Edhe pse ndryshe. Ditëlindjet, festat e fundvitit, dasma dhe gjithçka e papritur që del midis kërkon një fustan të ri! Sapo merr vesh datën e eventit të radhës mendimi i parë është ai: “Çfarë do vesh që të dukem aq magjike sa ç’e mendoj tani veten?”

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Sigurisht që opsionet janë pafund, por jo gjithmonë përshtaten me kushtet, kohën apo kuletën tonë. Ky është momenti për t’u treguar të zgjuar. Ajo çfarë ju duhet është një fustan elegant, cilësor, i veçantë, me çmim të përballueshëm dhe mbi të gjitha të mos e shihni kudo!

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Do t’ju tregojmë një vend që plotëson kushtet e kësaj të mesmeje të artë. Quhet “House of Serotonin” dhe është fiks siç quhet! Për ju që s’e dini, serotonina është hormoni përgjegjës për humorin dhe lumturinë tonë. Na ndihmon të mendojmë më qartë dhe të jemi më në humor, njësoj si “House of Serotonin”. Ky vend, që ndodhet në zemër të Tiranës (përballë Drejtorisë së Policisë, pranë Swarovski, në katin e 3-të) ka fuqinë t’ju bëjë të dilni me buzën në gaz dhe mbi të gjitha, me një fustan të ri!

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Do të gjeni modele nga me elegantet tek ato më ekstra, për rastet kur doni t’i tregoni botës çfarë doni ju t’i tregoni! Përveç larmishmërisë së modeleve, qepja ishte një tjetër element kyç shumë i rëndësishëm për stafin e “House of Serotonin”. Mjafton të zgjidhni cili ju pëlqen më shumë dhe mund ta merrni për 1 natë (me qira) ose ta bëni tuajin njëherë e mirë!

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Të gjesh fustanin e duhur është proces i lodhshëm dhe pak stresues, prandaj kur të tjerët e bëjnë këtë për ju, kënaqësia është dyfish! Gjithçka që duhet ju të bëni është të hyni brenda shtëpisë së lumturisë, të provoni atë që ju pëlqeu më shumë dhe të përfitoni nga uljet e dyqanit!

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të

Se për pak harruam. Për çdo blerje merrni një gift card që përkthehet në ulje për blerjen e radhës. Lajmëroni shoqet dhe mbani mend këtë emër. “House of Serotonin” do të kthehet në shpëtimin e eventeve tuaja!

Goca, për eventin e radhës s’do t’ju duhet fare të