
“The Kardashian” sa vjen dhe bëhet më interesant si serial. Në episodin e parë, Khloé deklaroi se marrëdhënia mes saj dhe Tristan, ish-in që e tradhtoi disa herë ka marrë fund, por tanimë, i referohet atij si “njeriu i saj” dhe thotë se në një të ardhme, mund të pajtohen sërish.
Ajo ishte duke folur me ish-partnerin e Kourtney, Scott Disick, Khloé tha se fati mund. Të ketë një tjetër plan për ta. Scott e ngacmoi nëse ata kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë, duke qenë se Thompson dhe i vëllai, Amari, jetojnë në shtëpinë e Khloé, pasi e ëma e tyre ndërroi jetë papritur dhe ylli i “The Kardashians” tha se jo, nuk flenë në të njëjtin shtrat dhe se Thompson ka dhomën e vet.
Në rrëfimin e saj, Khloé nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi me të, por për momentin, është përqendruar te dy fëmijët e saj. “Nuk e di se ç’do të ndodhë pas 5-10 viteve. Nëse ai është “njeriu im”, është e shkruar të jetë, por tani, nuk dua që ta vështirësoj më shumë jetën time”, shtoi ajo.

Ndërsa Kris, ashtu si Kim, reflektoi për zhvillimin e karakterit të Thompson. “E dimë që Tristan ka bërë ca gabime. E di që ai ndihet shumë keq për mënyrën se si e lëndoi Khloé dhe jam e sigurt që ai pendohet çdo ditë për to”, tha ajo.
Kim, gjithashtu, mendon se Tristan është një person zemërmirë dhe një mik shumë i mirë.
Ylli 42-vjeçar tha se ajo dhe Khloé do të donin të kishin një përshtypje pozitive për basketbollistin. “Është çmenduri, sepse është shok dhe baba shumë i mirë, por thjesht s’mund të mblidhet dhe të jetë një i dashur besnik”, tha ajo duke qeshur.
Më tej, vijoi:
“Sigurisht, veprimet e tij ishin shumë të tepruara, por ne kemi folur për to. Jemi zënë për to, por ai ka treguar edhe se është një njeri dhe mik shumë i mirë”.
Kim theksoi edhe se gjatë ndarjes problematike me Kanye-n, Thompson e mbrojti publikisht dhe e ndihmoi të kujdesej për fëmijët. “Ai nisi të vinte nëpër lojërat e fëmijëve. Merrte Saint (djalin e Kim dhe Kanye), e nxirrte për darkë dhe më mbronte gjithnjë, sidomos për gjërat që lidheshin me ish-in tim. Unë s’do e harroj kurrë dhe nuk do e hedh kurrë poshtë dikë dhe të veproj sikur nuk mendoj se ai s’mund të rritet dhe të zhvillohet”.
Artikuj të sugjeruar: