Louise Glück, poetja fituese e çmimit Nobel, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Vdekja u konfirmua të premten për Associated Press nga Jonathan Galassi, redaktori i saj.
Louise Glück fitoi çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2020. Ajo u vlerësua për "zërin e saj poetik të pagabueshëm, që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale.”
Ajo mori çmimin Pulitzer në 1993 për “Wild Iris”, një libër me poezi që trajtonte temat e vuajtjes, vdekjes dhe rilindjes. Vepra të tjera përfshijnë “The Seven Ages”, “The Triumph of Achilles”, “Vita Nova” dhe antologjia “Poems 1962-2012”.
Çmimet e tjera të saj përfshijnë Çmimin Bollingen 2001, Çmimin Wallace Stevens dhënë në vitin 2008 dhe një Medalje Kombëtare të Shkencave Njerëzore në 2015-n.
Në krijimet e saj, Glück u ndikua shumë nga mitologjia klasike, Shekspiri dhe Elioti, ndër të tjerë.
Glück u martua dhe u divorcua dy herë, së pari në vitin 1967 me Charles Hertz Jr dhe me John Dranow në 1977-n, me të cilin pati një djalë, Noah.