Romanca e Bad Bunny dhe Kendall Jenner është sërish në qendër të vëmendjes, fill pas publikimit të albumit të tij të ri, "Nadie Sabe Lo Que Va a Pasar Mañana".
“Bien arrebata'o chingando en casa de tu hermana.”
Në këngën "Fina", reperi portorikan la të kuptohet se bëri seks me Kendall-in në shtëpinë e një prej motrave të saj, ndonëse është e paqartë se cilës motër mund t'i referohet Bad Bunny. Shpresojmë të mos ketë qenë shtëpia e Khloe-t, sepse ajo është e fiksuar pas rregullit dhe pastërtisë...
Në një pjesë tjetër të këndës, ai thotë: “Ata pyesin veten se si komunikojmë ne, hej, më mirë të mos ua them."
Kjo na bën të mendojmë se teksti është për Kendall-in, sepse në shtator, këngëtari tha për Vanity Fair se ai flet anglisht vetëm me "disa njerëz specifikë", me sa duket duke iu referuar mënyrës se si ai dhe Jenner komunikojnë.
Jenner dhe Bad Bunny u përfolën për romancën e tyre në shkurt.