Të gjithë e dimë që ka dy mënyra klasike për prerjen e flokëve: prerje e thatë dhe e lagur! Por, shpesh njerëzit pyesin veten nëse duhet të zgjedhin të parën apo të dytën për t’u siguruar që në fund është realizuar modeli më i mirë.
Një prerje e flokëve të lagur ndodh pasi ato janë larë me shampo, trajtuar me zbutës, ndërsa prerja e flokëve të thatë ndodh direkt, pa asnjë proces para.
Parukierja Ashley Gomila thotë se shumë nga klientët preferojnë prerjen e lagur, pasi më parë kanë nevojë për një zbërthim të flokëve dhe sipas profesionistëve kjo lloj prerjeje është ideale për vajzat që kanë flokë të drejtë.
Ndërsa, sa i takon prerjes së thatë një nga përfitimet kryesore është koha sepse kjo i shkurton punë parukieres, por edhe klientes që mund ta shfrytëzojë pjesën tjetër me angazhimet apo detyrat që do.
Parukierja Yetty Bames thotë se prerjet e thata i ndihmojnë stilistët që të shohin flokët siç janë, pra natyralë në mënyrë që t’i japin klientëve modelin e dëshiruar pa dobësuar apo dëmtuar flokët me larje, pastrim, zbutje apo tharje të tyre. Pra, thënë ndryshe një proces më vete!
Prerjet e thata janë të përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, por më shumë janë ideale për ata që kanë flokë kaçurrela. “Ju mund ta shihni saktësisht se ku do të vendoset gërshëra. Sepse kaçurrelat e lagura pasi thahen tkurren, ndaj prerja e thatë ndihmon direkt për saktësimin e gjatësisë së dëshiruar nga klientët,” thekson Gomila.
Si të zgjidhni prerjen e duhur për flokët tuaj?
Nuk ka shumë pikëpyetje në këtë çështje, pra nëse duhet t’i prisni flokët kur janë të lagur apo të thatë! Gjithçka lidhet me zgjedhjet personale.
Burimi: Instyle