
Është paksa e vështirë të ndërtosh një garderobë, tek e cila gjen gjithçka që do, pa u menduar e stërmenduar, pa provuar rroba që të zhgënjejnë se s’të bëjnë më e mbi të gjitha, veshje cilësore që kombinohen lehtë me gjithçka.
Për këtë, të sjellim ca këshilla që besojmë se do të të hyjnë në punë:
Bli: Veshje dhe aksesorë me material shumë të mirë, që zgjasin për shumë kohë.
Mos bli: Asgjë të dëmtuar, edhe pse mund të jetë me shumë ulje.
Bli: Veshje dhe aksesorë unikë.
Mos bli: Veshje dhe aksesorë të ngjashëm me ata që ke.
Bli: Gjëra që do t’i veshësh menjëherë, pasi janë të bukura dhe komode.
Mos bli: Gjëra që mendon se do të të shkojnë në vijim.
Bli: Këpucë të rehatshme.
Mos bli: Këpucë të bukura, por që nuk do i veshësh kurrë.
Bli: Veshje që janë masa jote.
Mos bli: Veshje shumë të vogla/të mëdha sepse janë me ulje.
Bli: Veshje që qëndrojnë gjatë në modë.
Mos bli: Veshje fast-fashion që vishen për një sezon.
Artikuj të sugjeruar: