Celebrity

Kourtney thotë se në fillim të shtatzënisë, duhet të ndiqte disa rregulla striktë: "S'lejohej seksi"

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2023

Kourtney thotë se në fillim të shtatzënisë, duhet
Getty Images

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë dhënë 100 puthje pasionante dhe s’e kanë pasur fare siklet të na tregojnë detaje nga jeta e tyre seksuale, megjithatë, gjatë muajve të shtatzënisë së Kourt, duhet ta ulnin pak ritmin, pasi me rekomandimin e mjekut, ylli 44-vjeçar nuk duhet të kryente marrëdhënie seksuale.

Edhe pse Kourt është nëna e tre fëmijëve, sërish shtatzënia e katërt erdhi me një sërë rregullash. “Fizikisht, ndihem shumë mirë. Më pëlqen të jem shtatzënë. Jam e fiksuar me idenë e të qenit shtatzënë. Por, këtë herë, ndryshe nga 3 shtatzënitë e mëparshme, po ndiqem me një grup mjekësh, të cilët në muajt e parë më dhanë shumë rregulla”, tha ajo.
 
Rregullat përfshinin: Ndalimin e ca ushtrimeve, udhëtimeve me avion, të kafeinës, madje nuk i lejohej as seksi.  

Kourtney thotë se në fillim të shtatzënisë, duhet
Getty Images

Ajo tha se në fillim të shtatzënisë, kishte pak frikë, e cila s’ka qenë më parë prezente, në shtatzënitë e saj me Mason, Penelope dhe Reign, gjithsesi, sipas saj, nuk shqetësohet më, flet shumë me bebushin dhe lutet shumë. “Ndihem e bekuar dhe mirënjohëse. Kam shumë mirënjohje”, shtoi ajo.

Në të njëjtën intervistë, ajo foli edhe për komentet e njerëzve mbi shtatzëninë në moshën 44-vjeçare. Kourt tha se këto komente nuk e prekin. "Për ata që i bëjnë (komentet) u them: "Si guxoni të vini në diskutim planin e Zotit?", u shpreh ajo.

Artikuj të sugjeruar: