Showbiz dhe TV

Luizi i përgjigjet pyetjes nëse ka një krisje në marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2023

Luizi i përgjigjet pyetjes nëse ka një krisje në

Prej kohësh është aluduar në media se Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani kanë pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre. Luizi, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër e konfirmoi lajmin.
 
Gazetari e pyeti nëse ka një krisje mes moderatores dhe fituesit të “BBVA 2” dhe ai u shpreh se ka një krisje, por tha se pas majit do të flasë më shumë. 

“Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënieje? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet”, u shpreh ai, duke mos dhënë shumë detaje.

Njerëzit në komente supozojnë se Luizi tha se do të japë më shumë detaje në maj, pasi në këtë muaj ka mbaruar "BBVA 2" dhe kontrata e tij e menaxhimit nga ana e Top Channel dhe se nuk lejohet që të flasë para mbarimit të kontratës.

Lajmi se ka pasur një ndryshim të beftë në dinamikën e marrëdhënies së tyre nisi kur Luizi i bëri unfollow moderatores. Nga ana tjetër, Arbana nuk bëri asnjë postim në premierën e filmit "Në kuadër të dashurisë", ndonëse ishte prezente në tapetin e kuq.

Luizi i përgjigjet pyetjes nëse ka një krisje në

Nga ana tjetër, Arbana vijon ta ketë follow Luizin.

Luizi i përgjigjet pyetjes nëse ka një krisje në
 
Pra, hapi i parë, ka një krisje në raportin e tyre. Se për çfarë dhe si, do e zbulojmë pas majit (ose më afër, ku i dihet).