Celebrity

Britney Spears tregon pse rruajti kokën në vitin 2007

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2023

Britney Spears tregon pse rruajti kokën në vitin 2007
MEGA

16 vite pas ngjarjes së shumëpërfolur, ku Britney Spears u shfaq me kokë të rruar, më në fund, del në dritë arsyeja pse këngëtarja mori këtë vendim.

Britney Spears tregon pse rruajti kokën në vitin 2007
MEGA

“Kam qenë në sytë e njerëzve gjatë rritjes sime. Njerëzit më thoshin se ç’mendonin për trupin tim, që kur isha adoleshente. Të rruaja kokën dhe të veproja si doja ishte një mënyrë për t’u përgjigjur”, tha yll i popit në librin e saj me kujtime “The Woman in Me”.

Gijthsesi, Britney, 41 vjeç, theksoi se i ati, Jamie Spears mori kontrollin e jetës së saj, në çështje personale, mjekësore dhe financiare një vit më vonë pasi ajo rruajti kokën.
 
“Kuptova se ato ditë kishin marrë fund. Duhet të rrisja flokët dhe të rikthehesha në formë. Duhet të ngrihesha herët nga krevati dhe të merrja ilaçet që më thoshin ata (mjekët) të merrja”.
 
Ajo sqaroi se një mbrëmje në vitin 2007, Britney i kërkoi një pronares së “Esther Haircutting Studio” t’i priste flokët e saj të gjatë brunë dhe ajo refuzoi. Kështu, Britney mori vetë makinën qethëse dhe rruajti kokën, ndërsa paparacët fotografonin ngjarjen përtej xhamit.
 
Në vitin 2008, Britney u shtrua në spitalin psikiatrik dhe i ati i saj nisi ta kontrollonte të gjithë jetën e saj. Për këtë, këngëtarja shprehet se “nuk e meritonte” atë që familja i ka bërë.

Britney Spears tregon pse rruajti kokën në vitin 2007
 
“Gruaja brenda meje ka qenë e stepur për shumë kohë. Ata donin që të isha e çmendur në skenë dhe një robot në pjesën tjetër të kohës”, shkroi ndër të tjera Brit.
 
Pasi ajo deklaroi se marrëdhënia me të atin ishte abuzive, fitoi gjyqin në vitin 2021 dhe mori në dorë frenat e jetës së saj.

Artikuj të sugjeruar: