Ka një “shkëndijë” që dallon në daljet publike të Adele: stili i pagabueshëm klasik! Fustane të gjatë, me nuanca forta plot shkëlqim, me fruda te pjesa e krahëve, temina, gurë e plot elementë të tjerë që e bëjnë look-un e Adele frymëzues për shumë gra.
View this post on Instagram
Në fotot e fundit në Instagram, e veshur me një fustan të zi me detaje teminash gold në të, gjithë vëmendjen këtë herë e morën thonjtë e artistes. Një manikyr disi aventuresk duke zgjedhur një model gjysmë nude dhe gjysmë të zi, si për ta dhënë idenë e një versioni thonjsh “tuxedo”. Argëtuese apo jo?
Nëse doni edhe ju të realizoni thonjtë e saj, ju vjen në ndihmë artistja Zola Ganzorigt, e cila ka realizuar këtë model të artistes. Thonj të gjatë ose në formë bajameje, kjo është gjatësia që ju duhet për të realizuar modelin e këngëtares. Aty ku formohen natyrshëm majat e thonjve, sipas estetistes bëhet ndarja përgjysmë, në nudo dhe të zezë.
Nëse doni të kopjoni Adele, ne sapo ju dhamë një ndihmë të vogël?
Burimi: Byrdie