Celebrity

Doli në mbështetje të Palestinës: Gigi Hadid dhe familja e tyre kërcënohen me vdekje

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2023

Doli në mbështetje të Palestinës: Gigi Hadid dhe familja e

Pasi qeveria izraelite iu përgjigj Gigi Hadid me një mesazh publik, një burim për TMZ zbuloi se supermodelja dhe çdo pjesëtar i familjes së saj kanë marrë mesazhe kërcënuese me jetë.

Çdo anëtar i familjes, përfshirë Bella-n dhe Anwar-in, si edhe prindërite tyre, Mohamed dhe Yolanda, kanë marrë mesazhe që kanë frikësuar seriozisht të gjithë familjen Hadid.

Doli në mbështetje të Palestinës: Gigi Hadid dhe familja e

“Ata po marrin kërcënime me vdekje për mbështetjen e tyre për Palestinën dhe situata është përkeqësuar aq shumë sa u është dashur të ndërmarrin veprime,” tha një burim shumë i afërt me familjen. Mesazhet janë dërguar përmes e-mailit dhe rrjeteve sociale. Por, ajo që e bën më shqetësuese situatën është fakti se kërcënimet ata po i marrin edhe në telefonat e tyre personalë.

Numrat e telefonit të familjes Hadid janë zbuluar në internet javën e kaluar dhe shumë persona u kanë dërguar atyre mesazhe të tmerrshme. Madje, në disa përshkruhen mënyrat e ekzekutimit të Gigi Hadid.

Të njëjtat burime thonë se babai i supermodeleve, Mohamed Hadid mund t’i drejtohet FBI-së për informacion më të detajuar dhe për të përforcuar masat e sigurisë për familjen e tij.

Doli në mbështetje të Palestinës: Gigi Hadid dhe familja e

Gigi dhe motra e saj Bella Hadid kanë qenë avokate të Palestinës për shumë vite dhe kjo shpesh është interpretuar edhe si mbështetje e tyre ndaj babait, Mohamed Hadid i cili është me origjinë palestineze.