Celebrity

Jada thotë se ajo dhe Will Smith kanë në plan të shkruajnë një libër të përbashkët

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2023

Jada thotë se ajo dhe Will Smith kanë në plan të
Getty

Jada Smith vijon me deklaratat e saj. Rishtazi, thotë se ajo dhe (ish)bashkëshorti, Will Smith po mendojnë të shkruajnë një libër të përbashkët, për të treguar kujtimet dhe ndjesitë e tyre.
 
Në një intervistë të re me Extra, aktorja u shpreh se ata kanë folur për një libër të përbashkët dhe se shpejt, mund të kemi një vepër me përvojat e tyre si çift, ose si “partnerë jete”, siç i referohet edhe Jada aktorit.

Më parë, në një intervistë për People, Jada u shpreh se ishte ndarë nga Will për 6 vite, para se të ndodhte shuplaka e famshme në ceremoninë e Oscars në vitin 2022, e cila u bë një prej momenteve më virale në internet. Ajo bëri me dije se ndarja erdhi në vitin 2016 dhe se çifti thjesht "u lodh duke tentuar".

"Mendoj se të dy ngecëm në fantazinë tonë se si duhet të jetë personi tjetër", shpjegoi ajo.

Jada thotë se ajo dhe Will Smith kanë në plan të
Getty

Will Smith theu heshtjen për ndarjen nga gruaja Jada Pinkett Smith, disa ditë pasi ajo bëri deklaratën tronditëse.
 
Në një email për Neë York Times, Will Smith pranoi se intervistat e saj të fundit "e zgjuan atë" dhe e bënë të kuptojë faktin që ajo është "më elastike, e zgjuar dhe e dhembshur sesa [ai] kishte kuptuar". Ai gjithashtu tha se ishte fajtor për një "verbëri emocionale" ndaj "nuancave të fshehura" të saj.

“Kur ke qenë me dikë për më shumë se gjysmën e jetës tënde, shfaqet një lloj verbërie emocionale dhe mund ta humbësh shumë lehtë ndjeshmërinë ndaj nuancave të fshehura dhe bukurive të tyre delikate.” – tha ai.
 
Çifti u martua në vitin 1997 dhe që atëherë janë parë si një nga çiftet më të forta në historinë e Hollywood-it; me dy fëmijë, Jaden, 25 vjeç dhe Willow, 22.

Artikuj të sugjeruar: