Duket se këtë herë, ai e la veten të lirë të flasë për dashurinë e tij, Kylie Jenner. Gjatë një interviste për revistën GQ, aktori që do të luajë në filmin “Wonka” foli pa doreza për disa tema të nxehta, mes tyre edhe për Kylie Jenner.
Lidhur me marrëdhënien me më të voglën e klanit Kardashian-Jenner, gjatë intervistës 27-vjeçari pranoi se njerëzit bëhen konfuzë sa herë që ai dhe Jenner shpreshin dëshirën për ta jetuar historinë e tyre privatisht dhe për ta mbajtur si të tillë jashtë vëmendjen mediatike apo paparacëve që i ndjekin kudo.
"Kjo më kujton atë episodin e fundit të "Worldwide Privacy Tour," vazhdoi aktori i “Dune”, duke iu referuar episodit që tregon se si Princi Harry dhe Meghan Markle morën një turne mediatik për të shpallur publikisht dëshirën për privatësi, menjëherë pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore angleze.
Një krahasim mes ish-çiftit mbretëror dhe Chalamet-Jenner shpjegon mirë dëshirën se aktori dhe Kylie duan një jetë të qetë pa paparacët rrotull.
Kur Timothée Chalmet u pyet për Kylie Jenner, u shpreh se pavarësisht vëmendjes së tepruar mediatike për lidhjen me të, ai është mirënjohës ndaj fansave, falë dashurisë së të cilëve karriera e tij u ngrit në një tjetër nivel.
"Fansat e mi më sollën këtu ku jam," tha Timothée Chalamet me krenari.
Burimi: Cosmpolitan