Bota

Pamjet tronditëse: Mjekët mbajnë konferencë të rrethuar nga trupat e viktimave në spitalin në Gaza

Shkruar nga Anabel

18 Tetor 2023

Pamjet tronditëse: Mjekët mbajnë konferencë të rrethuar 
Mjekët janë mbledhur për të dhënë një konferencë për shtyp në gërmadhat e spitalit që u godit nga një sulm i tmerrshëm, ku gjetën vdekjen 500 viktima, mes tyre edhe pacientë gra dhe fëmijë, ndërkohë që numri i të vrarëve pritet të rritet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Myriam Boulos ????? ???? (@myriamboulos)


Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Hamasi, organizoi konferencën, e cila u transmetua live në Al-Jazeera.
 
“Ne vendosëm që të operonim gjithë ditën dhe unë mora vendimin që të flija në spital. Në mbrëmje, pasi kisha mbaruar një operacion, dëgjova një shpërthim të madh. Kur dola jashtë, pashë një grumbull me trupa fëmijësh, të cilët ishin plagosur rëndë…Kishte kudo nëpër korridore pjesë trupi dhe viktima”, u shpreh një prej mjekëve.
 
Një tjetër person shtoi se ka parë qindra viktima dhe të lënduar dhe se kjo është ngjarja më tronditëse që ka dëshmuar në jetë.
 
Autoritetet palestineze akuzuan Izraelin për sulmin e papritur. Nga ana tjetër, Izraeli e mohoi sulmin në mënyrë kategorike dhe fajësoi një “raketë që dështoi” të hidhej në tokën izraelite.
 
Ndonëse Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se nuk sulmojnë spitalet, OKB-ja dhe Mjekët pa Kufij thonë se sulmet ajrore izraelite kanë goditur objektet mjekësore, duke përfshirë spitalet dhe ambulancat.

Spitalet, sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare, janë vende të shenjta dhe sulmet ndaj tyre konsiderohen krime lufte.