Celebrity

Djema, për përvjetorin e radhës, merrni shembull nga Travis Barker

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2023

Djema, për përvjetorin e radhës, merrni shembull nga Travis 

Në tetor të vitit 2021, Travis Barker i propozoi bashkëshortes së tij, Kourtney Kardashian në një plazh, rrethuar me qindra trëndafila. Momenti ishte aq romantik, sa ai vendosi ta rikrijojë sërish, duke ia mbushur shtëpinë me të njëjtat lule bashkëshortes së tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Krystal (@kravis4ever)


Më 17 tetor, dyshja u fejua dhe më pas bënë disa dasma madhështore, në Las Vegas dhe Portofino, Itali. Por, romanca në marrëdhënien e tyre vijon të jetë sërish e bukur, pasi Kourt, u zgjua mëngjesin e djeshëm me një shtëpi që kishte trëndafila në çdo cep.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)


Pra, djalë i dashur, mos thuaj që s’të thamë. Ja ku e ke një ide të lezetshme për partneren e zemrës. ;)
 
Sa i përket Kourt dhe Travis, ata po presin fëmijën e parë së bashku, ndërsa ylli 44-vjeçar ka folur shpesh për ndjesitë e saj. Ajo tregoi se në muajt e parë të shtatzënisë, duhet të ndiqte ca rregulla: “Fizikisht, ndihem shumë mirë. Më pëlqen të jem shtatzënë. Jam e fiksuar me idenë e të qenit shtatzënë. Por, këtë herë, ndryshe nga 3 shtatzënitë e mëparshme, po ndiqem me një grup mjekësh, të cilët në muajt e parë më dhanë shumë rregulla”, tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)

Rregullat përfshinin: Ndalimin e ca ushtrimeve, udhëtimeve me avion, të kafeinës, madje nuk i lejohej as seksi.  

Gjithashtu, ka folur edhe për komentet që merr, të cilat i referohen shtatzënisë së saj në moshën 44-vjeçare. Rrëfimin e saj mund ta lexoni këtu.

Artikuj të sugjeruar: