Celebrity

Kanye thotë se ka shenja autizmi, pas aksidentit me makinë

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2023

Kanye thotë se ka shenja autizmi, pas aksidentit me makinë
MEGA

Kanye West thotë se tanimë, ka një diagnozë të re, në mesazhet që i dërgon Elon Musk. Themeluesi i Yeezy, publikoi ca screenshot-e në Instagram, ku thoshte se nuk është më bipolar, por pas aksidentit me makinë, të ndodhur në vitin 2002, ka shfaqur shenja autizmi.

Kanye thotë se ka shenja autizmi, pas aksidentit me makinë
Kevin Mazur

“Kur do flasim? Ti s’më detyrohesh për asgjë”, tha Kanye, duke shtuar: “Natyra e marrëdhënies duhet të ndryshojë. Nuk jam bipolar. Kam shenja të autizmit nga aksidenti me makinë”, referuar edhe aksidentit të rëndë, që e frymëzoi reperin për të krijuar këngën “Through the Wire”.

Kanye thotë se ka shenja autizmi, pas aksidentit me makinë
Kanye, 46 vjeç, tregoi se është diagnostikuar me bipolaritet në vitin 2018, por më vonë, ai tha se kishin gabuar me diagnozën.
 
Në mesazhet drejtuar CEO-s së Tesla-s, Kanye përmend dhe ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, duke aluduar se Kim s’e lejon të shohë fëmijët.

Kanye thotë se ka shenja autizmi, pas aksidentit me makinë
MEGA

Edhe pse Kanye thotë diçka të tillë, sërish ai është fotografuar me djalin e tij, Saint në një ndeshje futbolli në Itali.

Kanye thotë se ka shenja autizmi, pas aksidentit me makinë
Backgrid

Ai dhe Kim kanë qenë të martuar për 8 vite (2014-2022) dhe kanë bashkë 4 fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. Kanye sot është i martuar me Bianca Censori.