
Britney Spears po tregon gjithë detajet nga jeta e saj në librin autobiografik “The Woman in Me”. Ndër të tjera, ajo tregoi se kur u martua me mikun e fëmijërisë, Jason Alexander në vitin 2004, ishte shumë e dehur.

“As nuk e mbaj mend fare atë natë, por nga situatat që mund të lidh bashkë, ndenjëm në dhomën e hotelit dhe ndenjëm deri vonë duke parë filma…pastaj, patëm idenë brilante që të shkonim në “A Little White Chapel”* në 3:30 të mëngjesit”.
"A Little White Chapel”* - Një hapësirë e njohur për çiftet, të cilët janë martuar në Las Vegas, e cila funksionon që prej vitit 1951 dhe ofron ceremoni që i përshtaten buxheteve të ndryshme.
Britney tha dhe se ajo dhe Alexander u martuan sepse “ishin trashur”, jo sepse ishin të dashuruar.
“Njerëzit më pyesnin nëse e doja. Të jem e sinqertë: Ai dhe unë s’ishim të dashuruar. Sinqerisht, isha shumë e dehur dhe ndoshta, në atë pikë të jetës, isha “trashur” (në sensing që s’kishte ç’të bënte, për t’i dhënë pak jetës emocion).
Ajo u shpreh se s’e mori shumë seriozisht martesën në fillim, por familja e saj, po. Ata u kujdesën që ajo ta kuptonte se sa të zhgënjyer ishin për këtë vendim të sajin.
“Ata e bënë shumë të madhe, kur ishte një argëtim i pafajshëm. Të gjithë kanë një perspektivë ndryshe për këtë, por unë s’e mora shumë seriozisht. Unë mendova se një martesë në Vegas ishte diçka që njerëzit e bënin për qejf”.

Më tej, vijoi: “Pastaj, familja ime erdhi dhe bënë sikur kishte nisur Lufta e Tretë Botërore. Qava për gjithë kohën që isha në Las Vegas.
Ajo gjithashtu shpjegoi se inati i familjes së saj në këtë situatë, e bëri të kuptojë se sa shumë donin ta kontrollonin. Brit shprehet se familjarët e kishin shumë të rëndësishme që ta mbanin nën kontroll.
Për t’u rikthyer te martesa në Las Vegas, ajo u anulua dhe Brit dhe Alexander morën drejtime të ndryshme, derisa ai u përpoq t’i prishte dasmën në vitin 2022, me ish-bashkëshortin Sam Asghari.
Alexander, në ditën e dasmës, transmetoi një video live nga llogaria e tij në Instagram. Duke ecur rreth asaj që dukej të ishte një shtëpi dhe kopshte kryesisht bosh, por të dekoruara, ai u tha ndjekësve vazhdimisht që Spears e kishte ftuar.
"Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme," tha Alexander, i cili ishte martuar për pak kohë me Spears – shoqen e tij të fëmijërisë - në 2004. Autoritetet menjëherë e ndaluan dhe e arrestuan në vendin ku do të mbahej ceremonia.
Artikuj të sugjeruar:
- Britney Spears e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me një koreograf
- Njerëzit analizojnë detajet: 20 vjet më parë, Britney foli për abortin në këngën e famshme
- Britney Spears thotë se në fakt, ishte Justin Timberlake ai që e tradhtoi me një V.I.P
- Britney tregon që abortoi sepse Justin nuk donte të bëhej baba: 'Një nga gjërat më të dhimbshme'
- Britney Spears tregon pse rruajti kokën në vitin 2007