“BBVA 2” solli drama e debate, por edhe shumë hatërmbetje gjatë dhe pas mbarimit të spektaklit. Kyrefjala e hatërmbetjeve është Luizi, i cili çuditërisht ka një problem me Arbanën, Oltën, Deamishelin, Ronaldon, madje emri i tij ka lënë një shije të hidhur edhe tek Armaldoja (i njohur si Maestro).
Armaldo, pjesë e konkurrentëve të “DWTS”, u nevrikos për një shaka që partnerja e tij në kërcim, Marina i bëri. Ajo i tha që po e sheh me inat siç shihte Luizin brenda “BBVA 2” dhe kjo e ka irrituar dhe mërzitur tenorin.
View this post on Instagram
Pjesë nga biseda:
Mariana: Unë e kam pasur për shaka.
Armaldo: Për shaka? E dyta herë për shaka, sepse më ke thënë më shiko me inat siç shikoje Luizin, herën e dytë e bën këtë deklaratë. Si mund të flasësh në emrin tim?
Mariana: Pse je prekur kaq shumë s’e kuptoj.
Armaldo: Po të shikosh komentet në Instagram, në rrjetet sociale do e kuptosh pse jam prekur aq shumë.
Mariana: I hapa unë, s’kishin thënë ndonjë gjë.
Armaldo: I hape, por s’i ke parë mirë. S’e mban mend se ç’ke thënë. Nuk të takon ty…
Mariana: Nuk më takon, por nuk e kam bërë me tendencë.
Armaldo: Unë me atë njeri nuk flas fare dhe nuk dua të flas fare. Ti e di shumë mirë që nga fillimi i provave që kemi bërë.
Pas kësaj, situata i është rikthyer normalitetit. Nuk e dimë sa serioz ka qenë debati ose konflikti mes tyre, por jemi shumë kuriozë.