Celebrity

Ja sa mund të fitojë Britney Spears nga shitja e librit me kujtime

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2023

Ja sa mund të fitojë Britney Spears nga shitja e librit me kujtime

Milionat në llogarinë e këngëtares së famshme kanë qenë gjithnjë një temë me interes për shumë vite. Fansat duket se janë mjaft kuriozë të dinë se sa para ka ylli i popit.

Britney ka nënshkruar një marrëveshje 15 milionë euro me shtëpinë botuese Simon&Schuster që ka marrë përsipër publikimin e këtij librit me kujtime “The Woman In Me”.

Ja sa mund të fitojë Britney Spears nga shitja e librit me kujtime

Britney u bë e famshme në vitin 1998 me hitin "Baby One More Time" që u ngjit shumë shpejt në krye të listave të Billboard, duke e katapultuar atë në qendër të vëmendjes si princesha e re e popit. Gjatë dekadës së ardhshme, këngëtarja arriti sukses me të tjera hite si "Toxic", "Oops!... I did it again", duke fituar një Grammy dhe duke u bërë një nga yjet më të njohur të muzikës në botë.

Ja sa mund të fitojë Britney Spears nga shitja e librit me kujtime

Përveç muzikës, Spears ka qenë shpesh në qendër të mediave botërore për zhvillimet në jetën e saj private, që nuk kanë shkëlqyer njësoj si muzika dhe profesioni i saj. Pas divorcit dhe jetës si mama e dy djemve, problemeve me drogën dhe lidhjet e reja të dashurisë, artistja ka vendosur që të zbulojë një anë të panjohur të jetës përmes librit “The Woman In Me”, i cili do të dalë në shitje më 24 tetor.

Libri thuhet se po pritet me shumë interes jo vetëm nga fansat e artistes, por edhe nga shumë njerëz në mbarë botën pasi fragmentet e para kanë nisur të zbulohen: nga humbja e virgjërisë së Britney-t, te tradhtia, aborti i fëmijës pas lidhjes me Justin Timberlake etj.