Celebrity

Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë, Justin Timberlake ka marrë këtë vendim

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2023

Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë,
WireImages

Britney Spears, në librin e saj me kujtime, “The Woman in Me” ka treguar se ka abortuar një fëmijë, sepse Justin s’ishte gati të bëhej baba, si dhe ka folur për tradhtinë e tij me një grua të famshme, gjithashtu edhe të sajën me një koreograf. Por, megjithë sekretet e zbuluara, Justin ka marrë si vendim që të vijojë jetë i përqendruar te familja e tij.

Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë,
WireImages

Një burim për ET u shpreh: “Justin është përqendruar te familja e tij dhe po mundohet të mos shqetësohet nga libri i Britney. Gjatë viteve të fundit, Justin është treguar mbështetës ndaj Britney-t, por në distancë. Ata kanë qenë të lidhur shumë kohë më parë, por ai ende e respekton. Justin dhe Jessica (bashkëshortja e tij) duan që të gjithë të rriten dhe të ecin përpara, në vend që të risjellin të shkuarën”.

Ndërsa më parë, një tjetër burim u shpreh për The Sun se: “Ky libër është makth për të, sepse do e çojë familjen e tij në kaos”, duke thënë edhe se ai ka shumë plane për të ardhmen në karrierën e tij dhe libri mund të ndikojë tek to.

Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë,

Ikona e popit zbuloi se kur ishte e lidhur me Justin Timberlake, mbeti shtatzënë me fëmijën e tij, por bëri një abort.

“Ishte një surprizë, por për mua, nuk ishte tragjedi. E doja shumë Justin-in. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo ndodhi shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj."

"Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte i sigurt që nuk donte të bëhej baba,” shtoi ajo, duke e cilësuar përvojën e abortit si “një nga gjërat më të dhimbshme që ka përjetuar ndonjëherë”.

Justin dhe Britney u lidhën kur ishin 17 dhe 18 vjeç, midis viteve 1999 dhe 2002. Pas ndarjes, ajo solli në jetë dy djem - Sean Preston, 18 vjeç dhe Jayden James, 17 vjeç - me bashkëshortin e dytë, Kevin Federline.

Justin, që prej 2012-ës, është martuar me gruan e tij, Jessica Biel dhe së bashku kanë dy fëmijë, Silas, 8 vjeç dhe Phineas, 3 vjeç.

Artikuj të sugjeruar: