Celebrity

Britney Spears shpjegon pse pozon nudo në Instagram

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2023

Britney Spears shpjegon pse pozon nudo në Instagram

Britney Spears shpjegon pse ajo pozon shpesh nudo në Instagram në librin e saj me kujtime, "The Woman in Me".

“E di që shumë njerëz nuk e kuptojnë pse më pëlqen të bëj foto të zhveshura ose me fustane të reja,” shkruan këngëtarja në libër, sipas New York Times.

Britney Spears shpjegon pse pozon nudo në Instagram

“Por unë mendoj se nëse ata do të ishin fotografuar nga njerëz të tjerë mijëra herë, do të ishin nxitur dhe do kishin pozuar për miratimin e njerëzve të tjerë, ata do të kuptonin se unë gëzohem shumë duke pozuar në mënyrën se si ndihem seksi dhe duke shkrepur vetë fotot e mia.”

Spears ka shpërndarë foto dhe video të panumërta pa rroba në rrjetet sociale vitet e fundit, duke treguar trupin e saj.

Britney Spears shpjegon pse pozon nudo në Instagram

Postimet e saj duket se krijuar një përplasje mes Britney-t dhe dy djemve të saj, Preston, 18 vjeç dhe Jayden, 17 vjeç, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline.