Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Demonstruesit pro Palestinës në të gjithë Europën dalin në mbështetje të armëpushimit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Protestues dolën në rrugët e Londrës, Berlinit, Romës dhe Marsejës gjatë fundjavës duke bërë thirrje për një armëpushim në Gaza dhe për dërgimin e sigurt të ndihmave.

Turma të mëdha u mblodhën në vende anembanë Europës gjatë fundjavës në mbështetje të palestinezëve dhe territoreve palestineze – dy javë pasi Hamasi nisi sulmin kundër Izraelit. Policia në Londër vlerësoi se rreth 100,000 njerëz morën pjesë në tubimin e së shtunës, duke brohoritur "Palestina e lirë”.

Al-Kaida dhe Shteti Islamik u bëjnë thirrje ndjekësve të tyre të godasin objektivat izraelite, amerikane dhe hebreje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Al-Kaida dhe Shteti Islamik (IS) u kanë bërë thirrje ndjekësve të tyre që të godasin objektivat izraelite, amerikane dhe hebreje, duke rritur mundësinë e dhunës terroriste në Lindjen e Mesme ose në perëndim.

Sulmet ushtarake izraelite në Gaza, që kanë shkaktuar një krizë humanitare dhe deri më tani kanë vrarë më shumë se 4,500 njerëz, sipas autoriteteve mjekësore në territorin e kontrolluar nga Hamasi, ka provokuar zemërim në mbarë botën islame. Kjo u ofron një mundësi grupeve ekstremiste, thonë ekspertët.

Fëmijët në Gaza po zhvillojnë trauma të rënda, pas 16 ditësh bombardime

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Fëmijët në Gaza po zhvillojnë simptoma të rënda të traumës së bashku me rrezikun e vdekjes dhe lëndimit, sipas një psikiatri palestinez.

Të dielën, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 1,750 fëmijë ishin vrarë në 16 ditë bombardime nga forcat izraelite. Kjo është një mesatare prej pothuajse 110 fëmijë në ditë. Mijëra të tjerë janë plagosur.

Fëmijët kanë filluar të zhvillojnë simptoma të rënda traumatike si konvulsione, frikë, sjellje agresive, nervozizëm dhe moslargim nga prindërit. “Mungesa e ndonjë vendi të sigurt ka krijuar një ndjenjë të përgjithshme frike dhe tmerri tek e gjithë popullata dhe fëmijët janë më të ndikuarit,” tha Fadel Abu Heen, një psikiatër në Gaza.

Lufta Rusi – Ukrainë: Përditësim mbi situatën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

- Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA ka raportuar se forcat ukrainase në Kherson kanë kaluar nga ana e tyre e lumit Dnipro për të zënë pozicione të reja dhe për të ndjekur forcat ruse.

- Ka të ngjarë që Rusia të ketë pësuar 150,000-190,000 viktima të përhershme (të vrarë ose të plagosur përgjithmonë) që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas përditësimit të fundit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Nëse shtohet numri i të plagosurve të përkohshëm (të shëruarve dhe ata që do të kthehen në fushën e betejës), ky numër rritet në 240,000-290,000, tha Ministria e Mbrojtjes.

- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se kishte folur me emirin e Katarit, sheikh Tamim bin Hamad al-Thani për të falënderuar Katarin për ndihmën humanitare dhe ndërmjetësimin për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas të deportuar ilegalisht.