Celebrity

Gruaja që pretendon se David tradhtoi Victoria-n me të, thotë se ai po luan ‘kartën e viktimës’

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2023

Gruaja që pretendon se David tradhtoi Victoria-n me të, thotë se

Rebecca Loos e akuzoi së fundmi David Beckham-in se luajti “kartën e viktimës” teksa fliste për lidhjen e tyre të dyshuar në dokumentin e tij të ri të Netflix, "Beckham".

“Unë e kuptoj se ai ka një imazh për të ruajtur, por ai po e portretizon veten si viktimë dhe po më bën të dukem si gënjeshtare, sikur i kam sajuar këto histori,” tha Loos, ish-asistentja e Beckham, për Daily Mail. “Ai duhet të marrë përgjegjësi.”

Rebecca Loos, sot 46 vjeçe, pohoi në një intervistë të vitit 2004 se ajo dhe Beckham, kur ai shkoi nga Manchester United në Angli te Real Madrid në Spanjë, kishin pasur një lidhje dashurie pas shpinës së gruas së tij, Victoria Beckham.

Davidi mohoi çdo pretendim për tradhti dhe vazhdoi jetën e tij, por pas dyerve të mbyllura, martesa e tyre po përballej me shumë vështirësi.

Gruaja që pretendon se David tradhtoi Victoria-n me të, thotë se

Rebecca thekson se ndjeu se tërthorazi, David po nënkuptonte se ishte ajo që “e bëri Victoria-n të vuante.”

"Po, historitë ishin të tmerrshme, por ato janë të vërteta," tha ajo për Daily Mail. “Mendoj se është tjetër gjë ta mbash jetën private për vete dhe është tjetër gjë të mashtrosh publikun.”

Loos, e cila tani jeton në Norvegji, tha se e vetmja arsye që ajo po flet kundër dokumentarit është sepse ndjen se duhet të mbrohet.

"Edhe unë gjithashtu kam një familje dhe gjithashtu kam fëmijë dhe ata gjithashtu kanë Google dhe ata gjithashtu mund të shikojnë dokumentarë," tha ajo.

Gruaja që pretendon se David tradhtoi Victoria-n me të, thotë se

Ajo ka dy djem me mjekun norvegjez Sven Christjar Skaiaa, me të cilin u martua në vitin 2012.

Sa për Beckhams, ata janë të martuar prej 24 vitesh dhe kanë katër fëmijë: Brooklyn, 24 vjeç, Romeo, 21, Cruz, 18 dhe Harper, 12.