Celebrity Style

Emily Ratajkowski duket yll me një kombinim klasik të vjeshtës

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2023

Emily Ratajkowski duket yll me një kombinim klasik të vjeshtës

Emily Ratajkowski ia doli, sërish, të duket yll me një kombinim që është kaq i pranishëm në vjeshtë, por gjithsesi duket përherë bukur.

Modelja u fotografua në New York me look-un perfekt për sezonin. Ajo zgjodhi një fustan të shkurtër të leshtë, në ngjyrë të kuqe – një nga ngjyrat më IN të momentit.

Emily Ratajkowski duket yll me një kombinim klasik të vjeshtës

Fustani ka dekolte në formë V-je dhe mëngë të gjata dhe të gjera. Modelja e kombinoi me një palë çizme me lëkurë gjarpri, të gjata deri të gjunjtë.

Emily Ratajkowski duket yll me një kombinim klasik të vjeshtës

Me syzet e diellit dhe çantën në dorë, EmRata e kompletoi pamjen me një grim minimalist dhe buzëkuq nude me shkëlqim.