Kim festoi 43-vjetorin, e rrethuar nga miq dhe familjarë, por në ditëlindjen e saj, mungoi e motra, Kourtney Kardashian.
Njerëzit aluduan se konfliktet mes tyre kishin shkuar në një tjetër nivel, aq të lartë, sa hatërmbetja e kishte ndaluar Kourt të ishte prezente në ditëlindjen e së motrës, por qartazi, të gjithë zërat ishin thjesht supozime.
Kim, përmes një albumi me foto, falenderoi miqtë, tha se është e bekuar dhe se Kourt ndodhet në shtrat, duke pushuar, për shkak se është shtatzënë në muajin e 9.
View this post on Instagram
Kim shkroi: “E bekuar që kam kapur jackpot-in e miqve! As nuk e ëndërroja fatin që t’i quaja këto goca mikesha. Faleminderit për gjithë dashurinë (e dhuruar për ditëlindje) dhe Kourt, do jem në shtrat me ty javën tjetër, për piknikun tonë”, duke nënkuptuar se meqë Kourt është duke u bërë gati për lindjen, Kim dhe ajo bëjnë një piknik të vogël në krevat.
Kourntey është në pritje të bebushit të parë me Travis Barker. Nëna e 3 fëmijëve ka përjetuar ca ndërlikime gjatë kësaj shtatzënie, majde i është nënshtruar edhe një operacioni për të shpëtuar jetën e bebit.
Artikuj të sugjeruar:
- Kim Kardashian zbulon gjënë më të çuditshme që ka vendosur në fytyrë
- Kourtney thotë se në fillim të shtatzënisë, duhet të ndiqte disa rregulla striktë:
- Kourtney u përgjigjet njerëzve që e kritikuan për shtatzëninë në moshën 44-vjeçare
- Njerëzit mendojnë se Kourtney zbuloi emrin e bebit dhe më pas fshiu postimin
- Vazhdon sherri Kim-Kourtney: