Tom Brady dhe Irina Shayk, siç e ndezën, ashtu edhe i dhanë fund raportit të tyre. Ata s’takohen më dhe sipas TMZ, pas 4 muajsh, janë ndarë.

People bën me dije se për herë të fundit, janë parë bashkë në mes të shtatorit, në apartamentin e ish-futbollistit në New York. Thuhet se marrëdhënia thjesht u zbeh dhe modelja dhe ish-futbollisti ndanë rrugët.

Që prej shtatorit, Irina është fotografuar me qenushin e saj, të cilin e mbante në një çantë Birkin dhe Tom, duke festuar në jahtin e tij në Miami.
Tom Brady on his $6M yacht ? (via wavyboats/TT) pic.twitter.com/BWaRamlc0U
— Overtime (@overtime) October 18, 2023
Thashethemet për lidhjen e tyre qarkulluan në korrik, kur ata u fotografuan në shtëpinë e tij në Los Angeles. Paparacët fotografuan modelen ruse dhe ish-futbollistin, teksa shkonin në shtëpinë e këtij të fundit.
Artikuj të sugjeruar: