Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2023

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Kjo javë të rikujton se ndryshimet ndodhin kur s’e pret, ndaj është momenti që të hapësh dyert për të panjohurën. Duhet të ndërmarrësh rreziqe, të përqafosh ndryshimin dhe të guxosh. Tani, gjej shenjën tënde dhe mëso se ç’do të ndodhë këtë javë.

Dashi

Shko në thellësi dhe kupto se sa i rëndësishëm është besimi në një marrëdhënie. Eklipsi hënor i së shtunës të bën të reflektosh më shumë mbi raportet njerëzore dhe me financat e tua. Nëse jeton sipas vlerave dhe parimeve të tua, do ta kesh më të thjeshtë të jesh autentik dhe të vlerësohesh për atë që je realisht.

Dashi

Do të njihesh më mirë me njerëzit që të rrethojnë, por në një mënyrë të pazakontë: Duke u përballur me ndryshimet, kontrastet dhe dallimet që ekzistojnë mes teje dhe personave të tjerë. Kjo javë të nxit të rinisësh jetën dhe të kesh një shans të dytë për ta rindërtuar sipas dëshirave të tua. Gjashtë muajt e ardhshëm do të të ofrojnë shumë mundësi, thjesht ji gati për to.

Binjakët

Nisu ngadalë, por në mënyrë të sigurt. Këtë javë do të kesh superfuqinë që të jesh një ndër shenjat më të duruara. Me hapa bindës do të shkosh drejt qëllimeve të tua, për të realizuar disa dëshira që prej kohësh i ke pasur në mendje dhe zemër. Lidhu më shumë me aspektin spiritual dhe me gjërat që të dhurojnë paqe dhe shpresë.

Gaforrja

Është koha që të shfaqesh dhe të dalësh nga guaska jote dhe të bësh gjërat që të do zemra. Eklipsi në Dem të sjell më shumë shoqëri dhe vizibilitet, në aspektet që ti ke nevojë.

Luani

Këtë javë do të kuptosh se sa e rëndësishme është të kesh sigurinë emocionale. Do të pastrosh rrugën drejt suksesit, por kujdes! Mos i lër pas dore lirinë, udhëheqjen, identitetin, integritetin dhe synimet e tua.

Virgjëresha

Do ta çosh komunikimin në të tjera nivele, me një qëllim të qartë: Të zbulosh të vërtetën tënde dhe të marrëdhënieve përreth. Eklipsi hënor do të të nxisë të vendosësh në funksion mësimet që ti ke marrë 6 muajt e fundit. Këtë radhë, ke më shumë eksperiencë, ndaj do t’i shmangësh gabimet e së shkuarës.

Peshorja

Ti e di sa rëndësi ka paqja e brendshme. Java e fundit e tetorit të bën thirrje që të transformosh lidhjet e tua dhe të integrosh në to më shumë intimitet, libido dhe pasion. Do të prezantohesh edhe me aspektet më sfiduese të lidhjes, por ato janë elementet që i lidhin më shumë 2 persona.

Akrepi

Gëzuar ditëlindjen, Akrep! Kjo javë përkon edhe me sezonin tënd, ndaj intuita, kreativiteti dhe autenticiteti yt do të jenë prezente gjatë ditëve në vijim. Eklipsi i së shtunës do të sjellë lidhje të reja, ose ndryshime dinamike në lidhjet aktuale.

Shigjetari

Një javë e gjatë, e mbushur me pushime të shumëpritura do të shpaloset para teje. Bëj minimumin dhe pusho, pasi e meriton. Në fund të javës do të ndodhin ndryshime të mëdha, të cilat arrihen përmes hapave të vegjël dhe të sigurt që ke bërë gjatë gjithë kohës. Ti e di, për të shkuar larg, mjafton të llogarisësh veprimet.

Bricjapi

Sezoni i Akrepit të ndihmon të gjesh një balancë mes punës dhe jetës sociale. Rilidhu me miq të vjetër po aq shpesh sa mendon për punën. Eklipsi hënor të rikujton se ke shumë vlera, të cilat duhet t’i shfaqësh në komunitet.

Ujori

Është çasti të shkosh në një nivel të ri, pasi ambicia jote është gati të të çojë në vende të pabesueshme. Përqendrohu tek aftësitë dhe pikat e tua të forta, për të shkuar larg. Eklipsi hënor të ndihmon të lidhesh me familjen dhe shtëpinë, si dhe të sjell sigurinë emocionale që ke kërkuar.

Peshqit

Udhëtim të mbarë! Sezoni i Akrepit të thotë të eksplorosh të tjera vende dhe të zgjerosh horizontet. Me shumë gjasa, në udhëtimin tënd të ri do të gjesh edhe zgjidhje produktive për sfidat me të cilat je përballur.