Out and About

Arsyeja e veçantë pse Lady Diana vishte këtë xhaketë të famshme

Shkruar nga Anabel

23 Tetor 2023

Arsyeja e veçantë pse Lady Diana vishte këtë xhaketë

Gjatë gjithë jetës së saj, princesha e ndjerë ka pasur shumë momente ikonike të modës për t’u përmendur: pulovrën me delen e zezë, “fustanin e hakmarrjes” apo pantallonat e shkurtra. Në koleksionin e veshjeve aspak rastësore, xhaketa e ekipit të futbollit amerikan Philadelphia Eagles
është veshur në disa raste nga ana e Lady Diana-s. Ish-truproja i saj, Ken Wharfe, shpjegon se pse Diana e kishte këtë xhaketë sportive në versionin bomber, në listën e të preferuarave të saj.

Arsyeja e veçantë pse Lady Diana vishte këtë xhaketë

"Diana donte gjithmonë normalitetin," shpjegon ai për ESPN. “Duke qenë anëtare e familjes mbretërore, kjo ishte pothuajse e pamundur. As William dhe as Harry, kur ishin fëmijë, nuk donin që nëna e tyre të vishej me fustane të ekzagjeruara apo bizhuteri kur ajo i shoqëronte për në shkollë.”

Arsyeja e veçantë pse Lady Diana vishte këtë xhaketë

Wharfe shton: “Diana nuk ishte aty për t'u bërë përshtypje njerëzve në shkollë. Ajo donte të shihej si një nënë e re që ishte e lidhur me përditshmërinë e djemve të saj. Asaj i pëlqente të ishte ndryshe, ky ishte stili i saj. Me këtë xhaketë, Lady Diana donte të tregonte se ishte një nënë normale me një stil që njerëzit e pëlqenin”.

Princesha e ndjerë e mori këtë xhaketë për herë të parë pasi u takua me Jack Edelstein, personi që merrej me statistikat në ekipin e futbollit Philadelphia Eagles. Ata u takuan në funeralin e princeshës Grace të Monakos në vitin 1982. Gjatë një bisede mes tyre, Diana ishte shprehur se ngjyrat e preferuara ishin argjendi dhe jeshilja (të cilat janë edhe ngjyrat e Eagles ) dhe Edelstein vendosi t'i dërgonte asaj një dhuratë pak kohë më vonë, mes tyre edhe xhaketën e famshme.

Arsyeja e veçantë pse Lady Diana vishte këtë xhaketë

“Nëse Diana do të ishte gjallë sot, ajo do të emocionohej për faktin se kjo xhaketë, gati 30 vjet më vonë, është bërë objekt i vëmendjes së publikut,” u shpreh ish-truproja i saj.

Burimi: People