Lady Gaga po shijon romancën me partnerin, sipërmarrësin Michael Polansky. Gaga e bëri zyrtare lidhjen në në Instagram në vitin 2020, duke shpërndarë një foto të përqafuar së bashku në Miami, vetëm disa ditë pasi shpërthyen thashethemet për romancën e tyre.
Por, kush është njeriu që i ka vjedhur zemrën Gaga-s? Ja disa fakte:
Ai është drejtor ekzekutiv i fondacionit Parker
Polansky është bashkëthemelues në një biznes që ka lidhje me risitë teknologjike. Organizata mbështet nismat filantropike, ato të shëndetit publik, artet, etj.
Ai është diplomuar në Harvard
Polansky studioi matematikë të aplikuar dhe shkenca kompjuterike në Universitetin e Harvardit, sipas Page Six.
Ai u lidh me Gaga-n në natën e ndërrimit të viteve në 2020-n
Polansky dhe këngëtarja me sa duket kishin qenë së bashku për disa javë përpara se dashuria e tyre të bëhej lajm; ata madje u panë duke u puthur në natën e Vitit të Ri në Las Vegas.
Gaga është e dashuruar me të
"Ajo e pëlqen vërtet!" tha një burim për E! Online. Gaga dhe Polansky janë tipa të kundërt me njëri-tjetrin dhe kjo është një gjë e mirë për çiftin.
Polansky dhe Gaga nuk e kanë në plan martesën
Ata janë shumë të dashuruar, por nuk po nxitohen që ta çojnë marrëdhënien në një nivel tjetër. “Ata nuk kanë folur ende për fejesë apo martesë,” tha një burim për Entertainment Tonight. "Miqtë nuk mendojnë se do të ndodhë së shpejti. Ajo është shumë e zënë me karrierën dhe nuk po mendon për plane afatgjata tani, por i pëlqen ta ketë pranë vetes".
Burimi: Harper’s Bazaar