Britney Spears ka treguar me detaje sfidat me shëndetin mendor pas lindjes së dy djemve, Sean Preston dhe Jayden James, në librin me kujtime, “The Woman in Me”.
Princesha e popit foli për vëmendjen e vazhdueshme dhe të bezdisshme të medias karshi saj dhe të porsalindurve, duke ndikuar kështu në depresionin pas lindjes. “Për fat të keq, për shëndetin mendor, asokohe nuk flitej siç mund të flitet sot. Shpresoj që nënat e reja që e lexojnë këtë (libër) dhe po përjetojnë një periudhë të vështirë, të marrin ndihmë shpejt”, u shpreh ajo, duke treguar edhe simptomat: trishtim, ankth dhe lodhje.

Brit rikujtoi se asokohe pikëllimi e kishte bërë të humbte toruan. “E pranoj se depresioni i rëndë pas linjdes, braktisja e (ish)-burrit, tortura e ndarjes nga dy djemtë, vdekja e tezes sime të dashur, Sandra dhe presioni i vazhdueshëm nga paparacët, më bënin të mendoja në disa raste si fëmijë”.

Në të njëjtin libër, Spears tregon edhe pse vendosi të rruajë kokën në vitin 2007, ndërsa fotografohej nga paparacë të shumtë.
“Kam qenë në sytë e njerëzve gjatë rritjes sime. Njerëzit më thoshin se ç’mendonin për trupin tim, që kur isha adoleshente. Të rruaja kokën dhe të veproja si doja ishte një mënyrë për t’u përgjigjur”, shkroi yll i popit.
Artikuj të sugjeruar:
- Britney Spears shpjegon pse pozon nudo në Instagram
- Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë, Justin Timberlake ka marrë këtë vendim
- Ja sa mund të fitojë Britney Spears nga shitja e librit me kujtime
- Britney Spears flet për martesën që vetëm zgjati 55 orë: “Isha shumë e dehur”
- Britney Spears e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me një koreograf