
Ish-i i Bradley Cooper, Irina Shayk, qenka xheloze për lidhjen e aktorit me Gigi Hadid, thotë një burim për Page Six, pavarësisht se më parë thuhej se nuk e vriste mendjen për marrëdhënien e tyre.
“Irina s’është e lumtur për takimin e Bradley me një supermodele tjetër, e cila është edhe më e re në moshë. Ishte surprizuese për të”, tha burimi anonim, duke shtuar se ajo po shfrytëzon çdo mundësi që ka për t’u dukur në top formë dhe për të treguar se mbetet seksi.

Bardley dhe Irina, u ndanë miqësisht në vitin 2019, pas katër vitesh së bashku. Ata kanë edhe një vajzë, Lea.
Në gusht, Shayk dhe Cooper janë fotografuar së bashku me pushime në Itali, edhe pse përflitej se ajo ishte lidhur me Tom Brady, me të cilin u nda në shtator të këtij viti, sipas burimeve.
Sa i përket Cooper dhe Hadid, ata janë fotografuar disa herë së bashku dhe thuhet se po argëtohen, megjithëse lidhja nuk është serioze.
Artikuj të sugjeruar: