Britney Spears rrëfen detaje nga martesa me ish-bashkëshortin Sam Asghari në librin e saj me kujtime, “The Woman in Me”, i cili është shkruar para divorcit të tyre në gusht.
Ylli i popit i referohet Sam si një “dhuratë prej Zotit”, duke u shprehur: “E adhuroj faktin që është kaq i qëndrueshëm, që nuk konsumon alkool”.
Brit tregon se kur e pa për herë të parë ishte shumë e tërhequr prej tij. “E dija që më duhej menjëherë në jetën time. Kimia mes nesh, në fillim ishte çmenduri. S’i mbanim dot duart larg njëri-tjetrit”, shkruan ajo.
Këngëtarja i jep meritat ish-bashkëshortit 29-vjeçar edhe për kurajon që i dha asaj për të folur kundër 13 viteve abuzimi nga i ati, duke treguar se ai i shtrëngonte dorën në gjyq, për të shprehur mbështetjen ndaj saj.
Brit thekson se Sam kishte një rutinë shumë të mirë për kujdesin ndaj vetes, ishte burrë i mirë, i shëndetshëm dhe gjithnjë kujdesej për këngëtaren.
“Ai është frymëzues dhe jam mirënjohëse për të”, shkruan Britney.
Në gusht të këtij viti, Sam kërkoi divorcin nga këngëtarja. Burime të shumta e konfirmuan ndarjen për People dhe TMZ dhe u shprehën se ndarja ndodhi për shkak të akuzave të Sam ndaj Britney Spears, sipas të cilave ai u përball me këngëtaren rreth një javë më parë për thashethemet se ajo kishte qenë jobesnike ndaj tij.
Sam reagoi përmes një deklarate, ku konfirmoi ndarjen dhe u shpreh:
“Pas gjashtë vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t'i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për secilin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat."
“Gjërat ndodhin. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë, përfshirë mediat, të jenë dashamirës," tha ai.
Artikuj të sugjeruar:
- Britney Spears flet për depresionin pas lindjes
- Britney Spears shpjegon pse pozon nudo në Instagram
- Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë, Justin Timberlake ka marrë këtë vendim
- Ja sa mund të fitojë Britney Spears nga shitja e librit me kujtime
- Britney Spears flet për martesën që vetëm zgjati 55 orë: “Isha shumë e dehur”
- Britney Spears e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me një koreograf
- Njerëzit analizojnë detajet: 20 vjet më parë, Britney foli për abortin në këngën e famshme
- Britney Spears thotë se në fakt, ishte Justin Timberlake ai që e tradhtoi me një V.I.P
- Britney tregon që abortoi sepse Justin nuk donte të bëhej baba: 'Një nga gjërat më të dhimbshme'