Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, ka reaguar dhe kundërshtuar deklaratën e Britney-t, e cila thoshte se u martuan për 55 orë, kur ajo ishte shumë e dehur. Ai reagoi duke thënë se lexuesit nuk duhet ta besojnë çfarë shkruhet në librin “The Woman in Me”.
Jason u shpreh se ata ishin shumë të dashuruar dhe martesa e tyre ishte e vërtetë. Në libër, Brit shkruante se ishin shumë të dehur kur shkuan në Las Vegas për të celebruar lidhjen e tyre, në vitin 2004. “Njerëzit më pyesnin nëse e doja. Që të jem e qartë: Ai dhe unë s’ishim të dashuruar”.

Ajo tha edhe se në atë pikë të jetës ishte vërtet e trashur dhe s’kishte se si t’i jepte jetës emocion.
Jason dhe Brit kanë qenë miq të mirë që prej fëmijërisë. Ata u ndanë miqësisht derisa ai u përpoq t’i shkatërronte dasmën me ish-bashkëshortin, Sam Asghari.
Artikuj të sugjeruar:
- Britney Spears flet për lidhjen me ish-bashkëshortin, Sam Asghari
- Britney Spears flet për depresionin pas lindjes
- Britney Spears shpjegon pse pozon nudo në Instagram
- Pas librit të Britney-t, ku fliste për abortin dhe tradhtitë, Justin Timberlake ka marrë këtë vendim
- Ja sa mund të fitojë Britney Spears nga shitja e librit me kujtime
- Britney Spears flet për martesën që vetëm zgjati 55 orë: “Isha shumë e dehur”
- Britney Spears e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me një koreograf