Intriguese, por njëherësh edhe e paqartë ajo që Kylie Jenner postoi në Instagram së fundmi. Në dukje të parë ngjan me njoftimin e diçkaje të re...
"Njihuni me Khy," ka shkruar Jenner në caption-in e një fotoje, ku shfaqet e ulur në dysheme, e veshur me një pallto të gjatë lëkure dhe këpucë të kuqe. Pra, çfarë është Khy, saktësisht? Ja gjithçka që dihet deri tani (nuk është shumë, në fakt).
Cili është produkti?
Është e vështirë të thuhet, por mediat po e lidhin këtë me një linjë të re veshjesh për të cilën Kylie Jenner ka thënë se po punon prej kohësh. Në postim, ajo bëri tag faqen e llogarisë së Khy në Instagram, që ishte e klikueshme dhe ftonte njerëzit: "Vjen së shpejti. Regjistrohu në khy.com."
Nisur nga komentet e njerëzve, ata i shkruajnë Kylie-t se janë të lodhur me produktet e saj të kozmetikës dhe mezi presin diçka të re nga bota e modës, një linjë veshjesh pse jo!
Kur do të jetë në dispozicion Khy? Askush nuk e di.
A ka detaje të tjera? Zyrtarisht, ende jo!