Thonjtë

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo këtë vit: Ja 6 modele

Shkruar nga Anabel

25 Tetor 2023

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo

Nëse jeni tipi i vajzës që çdo dy javë bëni thonjtë, me siguri jeni në kërkim të ideve të reja dhe argëtuese. Një gamë modelesh për thonjtë kanë qarkulluar këto kohë, nga versioni galaktikë tek manikyri i thjeshtë, pra nga qasjet më të lehta te ato më ekstravagantet.

Por, sipas TikTok-ut, për momentin është një tendencë që po bën namin dhe ajo quhet Douyin, praktikisht është bërë virale në median sociale.

Douyin është në fakt termi kinez që përdoret për këtë model thonjsh në TikTok, por duket se është më i gjerë pasi ekziston edhe si trend bukurie, grimi etj.

Çfarë janë thonjtë Douyin?

Thonjtë Douyin i përshtaten thonjve të gjatë ose në gjatësi mesatare në formë bajameje ose katrore. Sa më të gjatë thonjtë tuaj, aq më shumë sipërfaqe ka që estetistet të punojnë me dizenjo të reja. Një gjë për të mbajtur mend? Thonjtë Douyin janë zgjedhje tipike rinore dhe perfekte për të shprehur kreativitetin tuaj.

Si t'i realizoni?

Nëse po shkoni për të bërë thonjtë, pse të mos merrni me vete modele frymëzuese dhe të diskutoni për realizimin e tyre me estetisten tuaj. Thonjtë Douyin kanë një sekret: baza duhet të jetë neutrale ose në nuancë qumështi. Mund të luani me një nuancë të lehtë rozë ose me një bazë të hapur dhe diamante të rremë, zgjedhja mbetet e juaja!

Për ta pasur më të lehtë idenë, ja gjashtë modele interesante për ju!

#1

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo

#2

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo

#3

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo

#4

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo

#5

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo

#6

Sipas TikTok-ut, thonjtë ‘Douyin’ do i shihni kudo

Burimi: PopSugar