Celebrity

Kris Jenner flet për tradhtinë e saj ndaj ish-burrit Robert Kardashian

Shkruar nga Anabel

26 Tetor 2023

Kris Jenner flet për tradhtinë e saj ndaj ish-burrit Robert Kardashian

Kris Jenner po i tregon të gjitha. Ylli i "Kardashians", e cila ishte i martuar me Robert Kardashian për 12 vjet deri kur u divorcuan në vitin 1991, foli për arsyen pse ajo ishte jobesnike ndaj avokatit të ndjerë.

Pasi Khloe e pyeti të ëmën se pse ajo tradhtoi, Kris foli për mentalitetin që kishte në fillim të të 20-ave.

"Mendoj se të qenit vërtet e re dhe budallaqe është diçka që ndikon, sepse nuk i kupton vërtet pasojat e veprimeve të tua," tha Kris.

Kris Jenner flet për tradhtinë e saj ndaj ish-burrit Robert Kardashian

Kris pranoi se gjithë këto vite më vonë, ajo ende nuk është e sigurt nëse ka një përgjigje konkrete se pse tradhtoi.

"Nuk e di, sepse ai ishte një burrë kaq i mrekullueshëm dhe një baba kaq i mrekullueshëm. Mendoj se u gjenda në një situatë ku mendova se bari ishte më i gjelbër diku tjetër dhe bëra një gabim të madh. Kjo është keqardhja më e madhe e jetës sime."

Por, pavarësisht ndarjes së tyre, Kris vuri në dukje se ajo dhe Robert Kardashian mbetën të afërt derisa ai vdiq në vitin 2003 nga kanceri i ezofagut.

Kris Jenner flet për tradhtinë e saj ndaj ish-burrit Robert Kardashian

Megjithatë, përtej keqardhjes për të kaluarën, Kris pranoi se jeta e saj është pikërisht siç e kishte menduar.

"Gjithçka ndodh për një arsye. Unë me të vërtetë e jetoj jetën duke menduar se Zoti ka një plan. Dhe pa ndodhur e gjithë kjo gjë, nuk do të kishin qenë kurrë Kendall dhe Kylie," shtoi ajo.

Kris ka me Robert Kardashian vajzat Kourtney, Kim dhe Khloe si edhe djalin Rob; ndërsa me ish-in Caitlyn Jenner ka vajzat Kendall dhe Kylie.